6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKomuna e Malishevës në Kosovë shpalli sot “Qytetar Nderi” kryetarin e PDIU-së,...

Komuna e Malishevës në Kosovë shpalli sot “Qytetar Nderi” kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Shpëtim Idrizi: Politika ndryshon, kohët kalojnë, por ne kemi veç një atdhe, për të fituar betejen e paqes siç fituam betejen e luftës.

Ekrem Kastrati: Malisheva po nderon sot personalitete nga treva të rëndësishme dhe me histori kombëtare.

Komuna e Malishevës në Kosovë shpalli sot “Qytetar Nderi” kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, me motivacionin promovues dhe mbrojtës i të drejtave çame dhe mbrojtës i luftës së UÇK-së, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në fjalën e tij në çelje të ceremonisë, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati u shpreh se:

“Jam i lumtur që Malisheva po nderon personalitete nga treva të rëndësishme dhe me histori kombëtare, si familjen e komandant Kumanovës nga Kumanova, familjen e komandant Sinanit nga Shqipëria dhe simbolin e angazhimit për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe Çamërisë, z. Shpëtim Idrizi.

Unë ndjehem i lumtur dhe krenar, por edhe i përmbushur sepse nga sot zemra e shqiptarisë, Malisheva ka edhe 3 qytetar nderi, tre personalitete të çmuara, të cilët nderohen me rastin e ditës së flamurit dhe ditës së themelimit të UÇK-së dhe ky është mesazhi më i mirë për festat e nëntorit”.

Ndërsa në fjalën e tij kryetari I PDIU-së Shpëtim Idrizi, pas marrjes së titullit “Qytetar Nderi” I komunës së Malishevës tha se:

“Sot po ju rrëfej që bashkë me titullin e marrë si “Qytetar Nderi” në Konispol, në Çamërinë time të mbetur të vogël brenda atdheut, janë dy gurë kilometrikë të vendosur në jetën time.

Historia e Kosovës është edhe historia e Çamërisë, por në ndryshim me të, Kosova është një histori me fund të lumtur, sepse sot e shohim shtet dinjitoz që punon për begatimin dhe dinjitetin e tij.

Arsyeja e dhënies së titullit qytetar nderi i Malishevës dhe që më bën të ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar është mbrojtja e luftës së UÇK-së në Këshillin e Europës në Strasburg dhe puna e përditshme në mbrojtje të Çështjes Çame.

Më duhet t’ju them që kam dy motive për qëndrimin e mbajtur në Strasburg, kur diskutohej raporti famëkeq i Dick Marty.

Së pari, arsyeja kryesore është respekti dhe nderimi që unë kam për qëndresën dhe luftën e popullit të Kosovës, për UÇK-në, por edhe për sakrificën personale të miqve të mi, Fatmir Limaj- komandant Çeliku, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, etj, të cilët i kam admiruar dhe nëpërmjet tyre djemtë e vajzat e UÇK-së.

Arsyeja e dytë është fakti që një djalë i Çamërisë bëntë për Kosovën, atë që do të bënte në çdo rast për tokën e tij, për tokën e cila pati të njëjtin fat në vitin 1912, sepse liria e Kosovës është endrra më e bukur për të gjithë ne, por dhe frymëzim për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.

Në fjalën time në Strasburg kam theksuar se unë si shqiptar i Çamërisë e di shumë mirë që shtetet me aftësi të madhe propogandistike janë të aftë që të përmbysin të vërteta të mëdha. Sot heronjtë tanë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, etj, janë për gjykim në Hagë, si dikur miku im Fatmir Limaj apo Ramush Haradinaj.

Ky është rasti që të kujtojmë se nuk mund të humbim në paqe, atë që fituam me luftë.

Përkundrazi, duhet të punojmë çdo ditë që Kosova e lirë, ëndrra më e bukur e çdo shqiptari dhe fitorja jonë më e madhe në 100 vjeçarin e fundit, të forcohet e konsolidohet, si shtet i barabartë mes shtetesh dhe të bëjmë kufijtë tanë shtetërorë thjesht simbolikë e të pavlefshëm.

Politika ndryshon, kohët kalojnë, por ne kemi vec një atdhe, e për të do të punojmë në Tiranë, Prishtinë, Malishevë, Konispol, Margëlliç e Filat, në Strasburg, Bruksel, Hagë e Ëashington, për të fituar betejen e paqes siç fituam betejen e luftës.

Ju faleminderit me mirnjohje dhe respekt nga qytetari më i ri i Malishevës heroike”.

linku https://www.facebook.com/pdiu.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments