6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKompanitë që abuzuan me ndihmat shtetërore nuk u dënuan

Kompanitë që abuzuan me ndihmat shtetërore nuk u dënuan

Për pronarët e kompanive të cilët një vit më parë ndonëse morën ndihmë shtetërore nuk ua dhanë pagat punonjësve të tyre ende nuk ka përgjegjësi penale. Në gusht të vitit të kaluar Drejtorisë për të Ardhura Publike iu kërkua të përcaktonte përgjegjësinë për të gjitha kompanitë që abuzuan me ndihmën. Nga DAP-i thonë se prokuroria kërkon vazhdimisht informacione shtesë.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Publike Themelore, sepse e njëjta prokurori vazhdimisht na kërkon informacion shtesë në lidhje me kompanitë specifike, që kanë abuzuar me ndihmën shtetërore. Ndoshta sepse është një proces i gjerë për një numër të madh të kompanive, do të duhet më shumë kohë që Prokuroria të veprojë”, tha Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Praktika mos dhënies së pagave vazhdoi edhe pas përfundimit të ndihmës shtetërore. Deri në tetor, gati 15 mijë punonjës nuk morën paga.

Janë dërguar vërejtje deri te të gjithë këto 5513 tatimpagues, dhe sipas kalendarit tonë të aktiviteteve në periudhën e ardhshme, sot ose ditën e parë të punës pas festës, do të duhet të dorëzohen bllokime”, pohoi Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Përveç rrogave, pas kontrolleve të bëra te një numër i madh i firmave janë gjetur edhe parregullsi të tjera. Në tetë muajt e fundit, janë kryer gati dy mijë kontrolle, ku në bazë të taksave dhe kontributeve, kompanitë i kanë borxh DAP-it gati një miliardë denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments