11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKomisioni parlamentar miratoi ratifikimin e Protokolleve për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës...

Komisioni parlamentar miratoi ratifikimin e Protokolleve për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Në Komisionin parlamentar për politikë të jashtme sot në mënyrë unanime u miratuan propozim-ligjet për ratifikimin e Protokolleve për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës.

Mbështetje për anëtarësimin e dy vendeve skandinave në NATO dhanë edhe deputetët e pushtetit dhe opozitës, duke vlerësuar se bëhet fjalë për dy shtete mike që gjithmonë e kanë përkrahur Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e saj, si dhe për aspiratat e saj euroatlantike.

Sipas deputetëve të opozitës, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të forcojë arkitekturën e sigurisë në pjesën skandinave të Evropës dhe kjo do të jetë një vlerë e shtuar për Aleancën.

Pas një pauze të shkurtër, ambasadori i sapoemëruar në SHBA, Zoran Popov, pas dyerve të mbyllura do t’i prezantojë tezat e tij para Komisionit për politikë të jashtme. Përfaqësues i MPJ-së, para Komisionit, sqaroi se për shkak të informacioneve delikate që duhet të paraqesë Popov, kërkohet që prezantimi i tij të jetë i mbyllur për publikun dhe të mund të jenë vetëm deputetët që kanë certifikata të sigurisë për ta parë atë.

Ambasadori i ri në Kanada, Agron Buxhaku, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Norvegjisë, Driton Kuqi, ambasadorja e re në Republikën e Sllovakisë, Evgenija Ilieva, si dhe ambasadori i autorizuar i vendit në Mbretërinë e Belgjikës, Metodija Belevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments