15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaDuhet të bëhen kursime: Një provincë austriake po mendon të fikë ndriçimin...

Duhet të bëhen kursime: Një provincë austriake po mendon të fikë ndriçimin publik gjatë natës

Provinca austriake në Austrinë e Poshtme po shqyrton mbylljen e ndriçimit publik në ndërtesa dhe parkingje gjatë natës për shkak të krizës energjetike.

Zëvendësguvernatori i provincës, Stefan Pernkopf, kërkoi heqjen e konsumit të panevojshëm të energjisë elektrike dhe tregoi se duhet të shqyrtohet nëse institucionet publike duhet të ndriçohen gjatë natës, si dhe parkingjet.

Ai beson gjithashtu se duhet të kemi parasysh vendosjen e një kufiri kohor për ndriçimin e qendrave tregtare, vitrinave etj.

Ai gjithashtu thotë se komunat dhe kishat duhet të analizojnë se si mund të kursejnë energji.përcjell infomax.mk

Në Austrinë e Poshtme, tha ai, 200.000 llamba rrugore janë zëvendësuar me llamba LED, intensiteti i dritës së të cilave mund të zvogëlohet, transmeton Tanjug.

“Së paku, e kuptoj që qendrat tregtare dhe parkingjet dhe vitrinat e tyre duhet të ndriçohen me shkëlqim gjatë natës. Aty shpesh harxhohet energji, e cila do të duhej diku tjetër”, thotë Pernkopf.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments