8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKoalicioni AAA-ASH: Funksionarët e BDI-së joserioz, rrezikohet siguria e fëmijëve

Koalicioni AAA-ASH: Funksionarët e BDI-së joserioz, rrezikohet siguria e fëmijëve

Autoriteteve përgjegjëse po u kërkohet llogari nëse është bërë pranimi teknik i objektit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup. Koalicioni Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzojnë bartësit e funskioneve publike, repektivisht funksionarët e BDI-së për mungesë serioziteti dhe rrezikimin e jetës së fëmijëve.

“A rrezikoi dikush me vetëdije jetën e nxënësve, mësuesve dhe stafit tjetër vetëm për hir të fitimit të pikëve politike? A shprehet përsëri, si shumë herë më parë mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të BDI-së!? Pyetja e dytë, është: -E njëjta shkollë e drejtuar në librat kadastralë, pra në planin e detajuar urbanistik të Komunës së Butelit, qëndron si një ndërtesë e ndërtuar ligjërisht ose si ndërtim i paligjshëm? Nëse figuron si ndërtim i paligjshëm, a ka filluar procedura e legalizimit dhe deri ku ka arritur procedura?”, deklaroi Zuhdi Koka, nga Aleanca për Shqiptarët. /SHENJA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments