7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeDASH: TRAFIKIMI ME NJERËZ – RMV-ja NUK KA PLOTËSUAR STANDARDET MINIMALE...

DASH: TRAFIKIMI ME NJERËZ – RMV-ja NUK KA PLOTËSUAR STANDARDET MINIMALE…

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken ka prezantuar Raportin vjetor të DASH-it për tregtinë me njerëz në botë.

Në këtë raport, sic njofton KlanM, përfshihen 188 vende dhe territore. Disa prej tyre përballen e me sanksione potenciale për shkak të përpjekjeve jo të mjaftueshme në këtë fushë.

Administrata aktuale në Uashington në këtë Raport, në vecanti ka përmendur 17 vende që nuk janë duke bërë mjaftueshëm në luftën kundër tregtisë me njerëz duke I paralajmëruar me sanksione potenciale nga SHBA-të, duke I klasifikuar në kategorinë e tretë.

Qeveria e RMV-së, sic përcjell KlanM, nuk I ka realizuar plotësisht standardet minimale për eliminimin e tregtisë me njerëz, por është duke bërë përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim – thuhet në Raportin më të ri të Departamentit amerikan të Shtetit.

Në këtë raport më tej thuhet se përkundër ndikimit të dokumentuar nga pandemia ndaj kapacitetit të punës në luftën kundër tregtisë me njerëz, Qeveria në përgjithësi ka demonstruar rritje të përpjekjeve, krahasuar me hulumtimin paraprak dhe për këtë shkak RMV-ja, edhe më tej gjendet në kategorinë e dytë.

Këto përpjekje kycin akuza kundër tregtisë me njerëz, si dhe shqiptimin e dënimeve serioze me burg. Megjithatë, sic njofton KlanM, Qeveria nuk I ka plotësuar standardet minimale në disa fusha kyçe – thuhet në Raportin e DASH-it.

Qeveria ka ridestinuar mjetet për mbrojtjen e viktimave në përpjekjet për të përballur me pandeminë, me cka ka cënuar funksionimin e ekipeve mobile për identifikimin e viktimave në tregtinë me njerëz, si dhe sigurimin e strehimoreve për këto viktima.

Policia nuk ka pajisje adekuate për gjetjen e viktimave, por as edhe pajisje për zbatimin e hetimeve proaktive. Zyra e Prokurorit Publik për Krim të Organizuar ka mungesë të mjeteve të domosdoshme, duke llogaritur personelin, të veprojë sipas rasteve që janë nën komptencë të saj.

Përpjekjet joadekuate për identifikimin dhe korrupsionin I vënë në rrezik viktimat potenciale që të dënohen për akte që kanë qenë të detyruar ta kryejnë – thuhet në Raportin e DASH-it për RMV-në.

Në mesin e rekomandimeve nga DASH-i për Qeverinë e RMV-së, sic përcjell KlanM, përmendet se duhen hetime të detajuara, ndjekja dhe ngritja e aktakuzave për tregtinë me njerëz, duke llogaritur edhe personat zyrtar të korruptuar, ku duhet të marrin dënime adekuate me burg. Duhet të ndahen mjete për ekipet mobile në terren për identifikimin e viktimave dhe të sigurohet akomodimi në qendrat pranuese, por t`u mundësohet viktimave të largohen nga strehimoret, sipas vullnetit të tyre.

Më tej, sic përcjell KlanM, në rekomandimet thuhet se duhen më shumë trajnime për punëtorët sociale për identifikimin e viktimave të përfshirë në tregtinë me njerëz, por edhe të përparohen mekanizmat për kompensimin e viktimave si dhe të informohen për të drejtat e tyre për të kërkuar dëmshpërblim.  /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments