11.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeKërkesa për ekstradimin e Palevskit nga Turqia do të dorëzohet sot, Spasovski...

Kërkesa për ekstradimin e Palevskit nga Turqia do të dorëzohet sot, Spasovski pret që procedura të përfundojë së shpejti

Ministria e Drejtësisë gjatë ditës do të dorëzojë kërkesën për ekstradimin nga Turqia të Ljupço Palevski – Palco, i cili është i dyshuari kryesor për kidnapimin dhe vrasjen e 14-vjeçarëve Vanja dhe Pançe nga Velesi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mbrëmë në një konferencë për media tha se pret që ekstradimi të përfundojë shpejt.

Policia turke e ka kapur dje Palevskin teksa ishte duke ecur në autostradën në Balikesir, pas raportimit se kishte hyrë në Turqi.

Ministri Spasovski tha se detajet për arrestimin, deklaratat e Palevskit pas arrestimit të tij do të ndahen kur ai të sillet tek ne dhe Ministria e Drejtësisë do të punojë për ekstradimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments