12.9 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeAgeler: Lista e Zezë do të zgjerohet edhe me emra tjerë

Ageler: Lista e Zezë do të zgjerohet edhe me emra tjerë

– Emërtimi i ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe familjes së tij është edhe një dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në rajon, pa dallim të pozicionit të tyre, përcaktimit politik ose kohës së keqpërdorimeve, bëri të ditur ambasadorja amerikane Anxhela Ageler.

Pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për vendosjen e Angjushevit në “listën e zezë”, Ageler në postimin në platformën X, paralajmëron se do të pasojnë disa emërtime të tjera.

“Do të vijojnë disa emërtime të tjera, por është fakt se përpjekjet tona dhe sanksionet tona nuk mund ta përmirësojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u mbetet funksionarëve dhe qytetarëve të këtij vendi që të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshime”, publikoi Ageler në platformën X. SHBA-ja, paraprakisht sot e cilësoi Koço Angjushevin, si të padëshirueshëm për hyrje në SHBA, për shkak të implikimit të tij me korrupsion të madh, njoftuan sot nga Departamenti amerikan i Shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments