17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajme“Kemi qëllime të qarta si shtet” Nëse nuk kemi datë për negociata,...

“Kemi qëllime të qarta si shtet” Nëse nuk kemi datë për negociata, a do të shkojmë në zgjedhje?

Kemi qëllim të qartë si shtet sa i përket integrimit tonë në BE, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski sot para mediave, megjithatë nuk dha përgjigje konkrete për strategjinë se si ky integrim do të bëhet duke e marrë parasysh veton e vendosur nga Bullgaria.

“Atë që shumë qartë mund ta them është se nuk mundet një luftë politike në shtetin fqinj që është shtet anëtar i BE-së dhe retorika populiste-nacionaliste të jenë pengesë për anëtarësim për një shtet që ka 4 raporte pozitive për fillim të konferencës së parë ndërqeveritare. Nga dita e parë kam thënë se neve na duhet një zgjidhje e shpejtë, por jo e përshpejtuar. Pasi që zgjerimi i BE-së nuk paraqet tashmë vetëm çështje politike, ekonomike, por për momentin ajo paraqet edhe çështje gjeostrategjike dhe të sigurisë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ngecja në rrugën drejt BE-së dhe krizat e shumta janë arsye për opozitën që të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Në këtë drejtim TV21 sot pyeti edhe kryeministrin nëse në rast se përsëri nuk kemi datë për negociata a do të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme, megjithatë nikoqirja e ngjarjes, drejtoresha Dushica Perishiç nuk e lejoi të përgjigjet.
“Ju faleminderit shumë, por janë duke na pritur shumë njerëz ne duhet të vazhdojmë. Pres konferencë me qeverinë mbani në Qeveri. Kjo është ngjarje solemne e kushtuar për BNjVL . Urdhëroni ju lutëm ju presin ambasadorë dhe ministra”, tha Dushica Perishiç, drejtoreshë e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.Ndryshe, Samiti i radhës i BE-së kur edhe duhet të vendoset për hapjen e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në, do të mbahet më 22 qershor.
Deri tani nga qëndrimet zyrtare të Bullgarisë është bërë e ditur se pa zgjidhje të kontestit historik, Bullgaria nuk do ta heq veton me çka si pasojë edhe më tej vendi do të jetë i bllokuar në këtë proces.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments