1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeKauza e drejtë nuk humbet kurrë”, Berisha: Falenderoj gjykatësen që nderoi ligjin...

Kauza e drejtë nuk humbet kurrë”, Berisha: Falenderoj gjykatësen që nderoi ligjin dhe Kushtetutën

reu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falenderuar mbështetësit që i qëndruan pranë gjatë periudhës së tij në “arrest shtëpie”.

Falenderoj ata qindra mijëra qytetarë, gra, burra, të rinj e të reja, që me qëndresën e tyre të pamposhtur të përnatshme me fjalimet, kthyen rrugicën e ngushtë në bulevardin e shpresës. Do jeni përjetë frymëzimin im, kauza e drejtë nuk humbet kurrë”, tha Berisha.

Për gjykatësen që dha vendimin për heqjen e masës së sigurisë ndaj tij, ka thënë se ajo nderoi ligjin, moralin e ligjit dhe Kushtetutës.

“Këtë vit unë kthyer rekordin tim për numrin e fjalimeve, 330 të tilla. Tani e tutje veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës dhe jona e përbashkët. Ka ende disa mesazhe të rëndësishme që duhet t’ju them shqiptarëve. Së pari, falënderoj çdo shqiptar dhe familjen time që mori një dozë të madhe të kësaj sakrifice. Falenderoj ata qindra mijëra qytetarë, gra, burra të rinj e të reja, që me qëndresën e tyre të pamposhtur të përnatshme me fjalimet kthyen rrugicën e ngushtë në bulevardin e shpresës.

Do jeni përjetë frymëzimin im, kauza e drejtë nuk humbet kurrë. Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, drejtuesi e PD, demokratët opozitarët që më mosbindje civile bën opozitën më të fuqishme. Falënderoj çdo shqiptar kudo, me qëndresën tuaj, kjo fitore nuk do ishte e mundur. Një mirënjohje të thellë për miqtë e mi në botë për mbështetjen e PD dhe ndaj Sali Berishës. Falenderoj gjykatësen e cila nderoi ligjin, moralin e ligjit dhe Kushtetutës. Uroj që ligji dhe morali të udhëheqin çdo punonjës të shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments