11.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeKarl Hafen: Pjesë e planeve të Putinit është edhe rajoni i ish...

Karl Hafen: Pjesë e planeve të Putinit është edhe rajoni i ish Jugosllavisë!

Karl Hafen është aktivist i shquar gjerman për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe në grumbullimin e ndihmave humanitare. Në rininë e tij, ka qenë mjaft i angazhuar në aktivitete për të ndihmuar shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në viset tjera të ish Jugosllavisë, por edhe në Shqipërinë e posadalur nga diktatura komuniste. Sot ai udhëheq Forumin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IGFM) me seli në Frankfurt, organizat që është pjesë e aktiviteteve humanitare të Kombeve të Bashkuara në vende të përfshira nga konfliktet.

Pas katër viteve pauzë për shkak të pandemisë, më 22 dhe 2ë prill të këtij viti ky forum zhvilloi Kuvendin e rregullt, që zakonisht e mban në çdo dy vjet. Në intervistën e përbashkët për disa media evropiane, në mesin e të cilave ishte edhe Lideri.mk, Hafen flet për sfidat seriozie humanitare dhe të sigurisë me të cilat përballet sot Evropa për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Mirëpo nuk harron të përmend edhe Ballkanin, Duke u përgjigjur në pyetjen e të dërguarit tonë në Bon, thekson qartë prosinë e tij se se çfardo sfide që të ketë përballë saj Evropa, Ballkani nuk duhet harruar në asnjë mënyrë.

Z. Hafen, si e vlerësoni situatën në Evropë dhe botë, në aspektin e sigurisë dhe të drejtave të njeriut?

Karl Hafen: Duket pyetje e lehtë, por në këtë sfidë që po kalojmë përgjigja është mjafte vështirë. Për momentin jemi duke jetuar në kohë lufte. Një luftë e llojit të vet nuk po zhvillohet vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet tjera përreth, ku ekziston frika se poashtu mund të ketë luftë. Për këtë arsye nevojitet solidaritet i madh mes këtyre vendeve, për të ndërpre luftën në Ukrainë dhe për të ndërtuar një kufi të fuqishëm me Rusinë. Shpresoj se kjo do të arrihet, por ende nuk e dimë. Sa më shumë që zgjat lufta, e vërej se Rusia është në pozitë më të volitshme për të bë këtë, sepse Ukraina e mbron veten vetëm në territorin e saj, kurse rusët mund ta vazhdojnë ose ta ndërprejnë luftën kur të duan. Prandaj kemi një situatë mjaft të komplikuar dhe të rrezikshme për momentin.

Cili është sipas jush qëllimi kryesor i Putinit në këtë luftë?

Karl Hafen: Vërehet qartë se Rusia nën kontrollin e Putinit ka për qëllim të marë sa më shumë vende nën kontrollin e saj. Në radhë të parë janë vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Por nuk e dimë se çka ndodh me të vërtetë në kokën e Putinit. Mendimi im është se ‘kafshata më e lehtë” për të është Moldova, një shtet i vogël me Transnitrinë ku është armata ruse. Hapi i ardhshëm mund të jetë ndonjëri prej vendeve baltike, sepse shumë rusë jetojnë atje. Poashtu në rrezik ështe edhe Gjeorgjia, shtet i cili pak a shumë është e vetmuar në këtë rajon. I rrezikuar është edhe rajoni i ish Jugosllavisë. Nuk mund të flitet me siguri se çka do të ndodhë.

Sa i përket dërgimit të ndihmës humanitare sa jeni aktivë në Ukrainë?

Karl Hafen: Po, jemi prezent. Ne jemi pjesë e aktiviteteve të Kombeve të Bashkuara për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Këto aktivitete janë të ndara në klastere dhe ne jemi përgjegjës në klasterin e ujit, higjienës dhe aspektit sanitar. Kemi një seksion të madh në Ukrainë dhe anëtarët tanë dhe ekipet tona shpërndajnë ndihmë humanitare në shtatë rajone, deri në vijën e frontit. Bëhet fjalë për njerëz shumë ët fortë që marin pjesë në këto aktivitete që bartin edhe rrezik.

Cilat janë aktivitetet tuaja në Ballkan. Ekziston përshtypje se katër vitet e fundit jeni pasiv në këtë rajon. A do të ndryshojë kjo së shpejti?

Karl Hafen: Mendimi im është se shtetet Ballkanike për momentin janë një rajon i harruar nga politika evropiane, për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës. Mendoj se kjo është gabim dhe se është shumë e nevojshme që të sjellim shtetet ballkanike në zemër të Evropës, jo vetëm në letër, por edhe esencialisht. #shtë e domosdoshme që Evropa të ndërtojë besim dhe miqësi me këto vende. Ne si IGFM po punojmë shumë në këtë drejtim, por edhe për të ju treguar qytetarëve të Ballkanit se cilat janë rrugët për të arritur deri te ky qëllim.(Lideri.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments