6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKaraxhovski: Ne në KSI nuk vendosim për anulimin e Regjistrimit

Karaxhovski: Ne në KSI nuk vendosim për anulimin e Regjistrimit

Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovski ka hedhur poshtë pretendimet e drejtorit të Entit të Statistikave, Apostoll Simovski se ky Komisioni do të vendos për atë se nëse do të anulohet regjistrimi i popullsisë për shkak të pandemisë.
“Nëse më pyesni se nëse Komisioni merret me vendimet, se a do të ketë regjistrim ose jo, do të ju zhgënjej menjëherë, komisioni nuk merret me atë. Pse? Sepse, propozim-protokolli u kërkua dhe ne e bëmë atë. Më tej, institucionet shtetërore do të vendosin se a do të ketë ose jo regjistrim”, tha Karaxhovski, transmeton TV21.
Ka deklaruar se nuk mund të parashikojë se si do të jetë situata epidemiologjike pas një muaji, kur edhe do të realizohet regjistrimi në vend.
“Sa i takon asaj se a do të anulohet regjistrimi apo si do të vijojë, është vendim politik. Sa i takon mendimit shëndetësor, ne e kemi thënë atë në propozim-protokollin. Për momentin, nëse më pyesni se si është situata epidemiologike, tregoi ministri, manifestohet me rritje të numrave, por ende mund të menaxhohet. Nëse më pyesni se çfarë mund të ndodh pas një muaji, nuk mund ta parashikoj”, tha më tej Karaxhovski.
Ndërkaq, ditë më parë Simovski i pyetur nga mediat se a do të anulohet regjistrimi, për shkak të rritjes së rasteve pozitive me Covid-19, tha se për këtë vendos Komisioni për sëmundje ngjitëse./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments