Karakaçanovi: Njerëzit në Maqedoni mund ta quajnë veten e tyre si të duan, por jo në kurriz të historisë së vjedhur

146

Njerëzit në Maqedoni mund ta quajnë veten e tyre si të duan, por jo në kurriz të historisë së vjedhur. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri bullgar dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov për Televizionin Kombëtar Bullgar. Mirëpo ka thënë më tej, maqedonasit duhet ta kenë parasysh se atje jeton edhe një popull bullgarë dhe nuk janë pakicë. Krasimir Karakaçanov, z/ kryeministër bullgar “Populli në Maqedoni mund ta quaj veten e tyre si të dojë, por ky vetëpërcaktim nuk mund të bëhet në kurriz të historisë bullgare. Ne nuk kemi asgjë kundër, keni vendosur ta pranoni atë nocion për gjoja një komb jugosllav, ajo është e drejta juaj, por në territorin tuaj ka një popull që quhen bullgarë dhe të cilët nuk janë pak”.
Sipas Karakaçanov Bullgaria insiston që Shkupi ta realizoj Marrëveshjen e nënshkruar për Fqinjësi të Mirë.