19.9 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeKaosi në Kuvendin e Shqipërisë, reagon BE: Parlamenti funksional, shtyllë qendrore e...

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, reagon BE: Parlamenti funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit

Dy ditë pasi në Kuvendin e Shqipërisë u miratua në parim në më pak se 5 minuta projekt-buxheti për vitin 2024 pas kaosit të shkaktuar nga opozita, ka ardhur reagimi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Delegacioni i kujton Shqipërisë se një parlament funksional, është shtylla e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri kujtojnë se dialogu konstruktiv në parlament është i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Një ditë më parë, për krizën që ka përfshirë parlamentin reagoi edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner.

Diplomati gjerman i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë, teksa theksoi se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues.

Ndërsa, Ambasada e SHBA-së shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në parlament.Në reagimin e saj Ambasada vuri në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments