10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKandidati i PDIU aksion pastrimi në plazhin e Durrësit

Kandidati i PDIU aksion pastrimi në plazhin e Durrësit

Kandidati i PDIU në Qarkun e Durrësit, Florian Tahiri i shoqëruar nga të rinj, kanë ndërmarrë një aksion pastrimi përgjatë brezit të pishave në Sektor Rinia.

Kur kanë mbetur dhe pak javë nga çelja e sezonit turistik, Durrësi duhet t’u ofrojë pushuesve një mjedis të pastër.

Nisur nga ky fakt, kandidati për deputet, Florian Tahiri tha se një nga tre pikat kryesore të platformës së tij elektorale mbetet turizmi.

“Durrësi është shtëpia jonë dhe të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për një mjedis të pastër. Por s’mund të flasim për bukuritë e natyrës së qytetit tonë, s’mund të apelojmë për turizëm gjithë vjetor, në një kohë kur bëjmë shumë pak për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Ky qytet turistik meriton shumë më tepër dhe na takon të gjithëve ne të tregojmë qytetarinë tonë në mënyrë që turistëve t’u ofrojmë një ambient të këndshëm”, u shpreh ai.

Brezi i pishave në Sektor Rinia mbetet një nga hapësirat e gjelbërta më të preferuara nga familjet durrsake për të organizuar një piknik apo një ditë pushimi pranë bregut të detit.

Popullimi i këtyre zonave shpesh shoqërohet me mbeturina urbane që hidhen vend e pa vend.

Aksioni i djeshëm kishte për qëllim një apel sensibilizues për të gjithë qytetarët e Durrësit për të kontribuuar për një mjedis të pastër dhe për ta bërë Durrësin më tërheqës.

Kandidati i PDIU aksion pastrimi në plazhin e Durrësit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments