22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeKandidatët për president dorëzuan kandidaturat në KSHZ

Kandidatët për president dorëzuan kandidaturat në KSHZ

Të shtatë kandidatët për president kanë dorëzuar në KSHZ kandidaturat e tyre me nënshkrimet e duhura kurse KSHZ-ja në afat prej 24 orësh duhet të verifikojë vërtetësinë e tyre. Një ditë më parë kandidaturën me nënshkrimet e dorëzoi kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gorgana Siljanovska, ajo e Të Majtës Biljana Vankovska dhe kandidati i BDI-së Bujar Osmani.

Kurse dy ditë më herët, kandidaturën me firmat e ka dorëzuar Stevo Pendarovski, kreu i Karposhit Stevçe Jakimovski, kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe kreu i ASH-së Arben Taravari.

Përplasjet mes partive u përqendruan në mosdorëzimin e nënshkrimeve të qytetarëve nga kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska. Sipas LSDM-së, ajo ka dorëzuar vetëm nënshkrimet e deputetëve që e mbështesin dhe jo edhe nënshkrimet nga qytetarët.

“Siç duket, VMRO-DPMNE-ja, si i falsifikon anketat, dëshiron t’i manipulojë edhe nënshkrimet por kur e ka kuptuar se do të verifikohet ligjshmëria e secilit nënshkrim, nuk i kanë dorëzuar. Kjo është ndoshta hera e parë që VMRO-DPMNE-ja nuk ka mbledhur nënshkrimet për kandidatin e saj por kjo nuk është shumë e rëndësishme. Thelbësore është që as VMRO-DPMNE dhe as Gordana Siljanovska nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Po këtë gjë deklaruan edhe nga shtabi zgjedhor i Stevo Pendarovskit. Nga atje thonë se Siljanovska nuk është kandidate mbipartiake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments