13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKabineti i Xhaferit: Milloshoski gënjen! Pohimet për takim me delegacion nga Çeçenia...

Kabineti i Xhaferit: Milloshoski gënjen! Pohimet për takim me delegacion nga Çeçenia janë të pasakta

Akuzat e Antonio Millososkit se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u takua fshehurazi me një delegacion çeçen në parlament korrikun e kaluar janë gënjeshtra. Kështu thuhet në reagimin e kabinetit të kryeparlamentarit Xhaferi, ku thonë se takimi ka qenë me përfaqësues të Forumit Mysliman Evropian.

Antonio Milloshoski gënjen! “Çfarë i ka premtuar Talat Xhaferi delegacionit të Çeçenisë që e ka vizituar Kuvendin?” është pyetja që nuk ka përgjigje, pasi Kryetari nuk ka pasur takim me delegacionin e Çeçenisë. Në ditën që theksohet në informacionet e portaleve, 8 korrik, Kryetari Xhaferi kishte takim me delegacionin e Forumit Mysliman Evropian Abdul-Vakhed Nijazov, kryetar i Forumit evropian mysliman. Në kohën kur Evropa dhe Bota po mbajnë konferenca për luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave, deputeti ia lejon vetes të liferojë lajm që absolutisht është i pasaktë dhe që ka për qëllim ta dëmtojë, jo vetëm Kryetarin Xhaferi, por edhe Kuvendin dhe shtetin”, thonë nga Kabineti i presidentit të Xhaferit.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments