Nuk është e saktë se plani i kryeministrit është ta zvarritë dorëheqjen deri në dhjetor. Dorëheqja është akt i qartë i ndërmarrjes së përgjegjësisë, thonë nga kabineti i kryetarit të Qeverisë Zoran Zaev, pas brifingjeve të ndryshme, të pasakta se plani i kryeministrit ka qenë ta zvarritë dorëheqjen.
Potencojnë se në vijim janë konsultimet nëpër të cilat, organet e partisë, si dhe partnerët e koalicionit, me mbështetje të tërësishme nga kryeministri Zaev, punojnë në zgjidhje dhe vendime me të cilat shumica parlamentare mbahet stabile, ndërsa me qëllim të sigurimit të Qeverisë e cila e mban kursin reformues dhe progresiv të vendit.
Zoran Zaev të dielën në mbrëmje pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, deklaroi se jep dorëheqje nga funksioni i kryeministrit dhe nga pozita e liderit të LSDM-së për shkak të rezultateve të dobëta zgjedhore, por theksoi se koalicioni qeveritar dhe shumica parlamentare janë stabile dhe vazhdojnë të funksionojnë.