8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKabineti i kryetarit të Qeverisë Zoran Zaev / Nuk ka ndryshim të...

Kabineti i kryetarit të Qeverisë Zoran Zaev / Nuk ka ndryshim të qëndrimit dhe zvarritje të dorëheqjes së Zaevit

Nuk është e saktë se plani i kryeministrit është ta zvarritë dorëheqjen deri në dhjetor. Dorëheqja është  akt i qartë i ndërmarrjes së përgjegjësisë, thonë nga kabineti i kryetarit të Qeverisë Zoran Zaev, pas brifingjeve të ndryshme, të pasakta se plani i kryeministrit ka qenë ta zvarritë dorëheqjen.

Potencojnë se në vijim janë konsultimet nëpër të cilat, organet  e partisë, si dhe partnerët e koalicionit, me mbështetje të tërësishme nga kryeministri Zaev, punojnë në zgjidhje dhe vendime me të cilat shumica parlamentare  mbahet stabile, ndërsa me qëllim të sigurimit të Qeverisë  e cila e mban kursin reformues dhe progresiv të vendit.

Zoran Zaev të dielën në mbrëmje pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, deklaroi se jep dorëheqje  nga funksioni i kryeministrit dhe nga pozita e liderit të LSDM-së për shkak të rezultateve të dobëta zgjedhore, por theksoi se koalicioni qeveritar dhe shumica parlamentare janë stabile dhe vazhdojnë të funksionojnë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments