21.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeJURI KIM -TIRANË: SHBA ËSHTË KRENARË QË KA ALEATE SHQIPËRINË

JURI KIM -TIRANË: SHBA ËSHTË KRENARË QË KA ALEATE SHQIPËRINË

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vlerësoi se që nga 1 prilli 2009, kur ajo u bë anëtare e Aleancës, vlera e Shqipërisë si aleate vazhdon të rritet, tha korrespondenti i MIA-s. nga Tirana.

Në një postim në Twitter, kryediplomati amerikan tha se që nga dita e anëtarësimit, forcat amerikane dhe shqiptare “kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjetkë”.

  • Vitin e kaluar, Shqipëria priti stërvitjen më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, NATO filloi rindërtimin e bazës ajrore të Kuçovës për t’u bërë një objekt i NATO-s. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate e Shqipërisë, ka shkruar Kim në Twitter.

Shqipëria është anëtare e Aleancës që nga 1 prilli 2009. Vitet e fundit, NATO dhe Shqipëria kanë rritur partneritetet e tyre të mbrojtjes dhe sigurisë. Që nga anëtarësimi në NATO, Ushtria Shqiptare është përfshirë në transformimin dhe modernizimin e pajisjeve dhe mjeteve, trajnimin e stafit dhe përmirësimin e infrastrukturës ushtarake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments