Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, gjatë ditës së sotme, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri.
Gjatë takimit, ministri Shaqiri i dorëzoi drejtorit Demiri vëretimet për integrimin APRMV-së me sistemin e Regjistrit qendror të popullsisë. Tashmë ky institucion do të ketë qasje direkte në të dhënat e regjistrit qëndror të popullsisë.
Me kyçjen në platformën e interoperabilitetit, institucionet do të mund të përpunojnë dhe shkëmbejnë të dhëna me njera-tjetrën dhe si rrjedhojë kjo përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarin.
“Me qëllim rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore, iu bëj thirrje të gjitha institucioneve në vend që të marrin iniciativën për t’u kyçur në sistemin e interoperabilitetit për një periudhë te shpejtë kohore”, theksoi ministri Shaqiri.