16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeJeton Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion

Jeton Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, gjatë ditës së sotme, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri.

Gjatë takimit, ministri Shaqiri i dorëzoi drejtorit Demiri vëretimet për integrimin APRMV-së me sistemin e Regjistrit qendror të popullsisë. Tashmë ky institucion do të ketë qasje direkte në të dhënat e regjistrit qëndror të popullsisë.

Me kyçjen në platformën e interoperabilitetit, institucionet do të mund të përpunojnë dhe shkëmbejnë të dhëna me njera-tjetrën dhe si rrjedhojë kjo përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarin.

“Me qëllim rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore, iu bëj thirrje të gjitha institucioneve në vend që të marrin iniciativën për t’u kyçur në sistemin e interoperabilitetit për një periudhë te shpejtë kohore”, theksoi ministri Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments