2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJavën e kaluar 45 raste me Kovid-19, dy persona të vdekur

Javën e kaluar 45 raste me Kovid-19, dy persona të vdekur

Gjithsej 45 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar nga data 23 deri më 29 shtator. Janë raportuar dy persona të vdekur me Kovid-19, citohet në raportin më të ri të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), të publikuar pasdite.

“Në javën aktuale janë regjistruar të sëmurë në komunat e 10 qyteteve. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Demir Hisar. Personat e infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç. Gjatë javës së fundit statusin “të shëruar” e kanë marrë 68 persona. Gjatë javës së kaluar janë raportuar dy persona të vdekur me komplikime të Kovid-19, nga Demir Hisari dhe Ohri, të grupmoshës mbi 65 vjeç. Personat janë vaksinuar me dy dhe tre doza kundër Kovid-19, kanë kaluar tre vjet nga doza e fundit e vaksinës, me sëmundje shoqëruese të regjistruara. Një person pozitiv ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri në shtëpi”, sqarojnë nga ISHP.

Këtë vit janë regjistruar gjithsej 1.669 të sëmurë dhe 23 persona të vdekur të infektuar me këtë virus.

Që nga shfaqja e rastit të parë me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më 26 shkurt 2020, dhe nga dita e djeshme, janë raportuar gjithsej 351.985 pacientë me Kovid-19 dhe 10.002 vdekje të lidhura me të. Shumica e të sëmurëve janë regjistruar në Shkup, Manastir dhe Kumanovë, ndërsa numër më i lartë është regjistruar në Kavadar. Vdekshmëria më e lartë është regjistruar në Ohër, Kavadar dhe Prilep. Vdekshmëria më e lartë është edhe në Strugë dhe Kriva Pallankë.

“Rekomandohet respektimi i masave bazë për parandalimin e Kovid-19 dhe sëmundjeve të tjera infektive të frymëmarrjes. Vaksinimi mbetet një masë specifike parandaluese që siguron mbrojtje kundër formave të rënda të sëmundjes, megjithëse ky efekt mbrojtës zvogëlohet me kalimin e kohës. Vaksinimi vazhdon të rekomandohet për njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjeve të rënda dhe rezultate të dobëta, siç janë të moshuarit”, shtohet në raporti e ISHP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments