www.telegrami.mk
Lajmi interaktiv
Aleksandar Nikoloski zëvendës kryeministër i parë i VMRO-DPMNE në QEVERI mba përgjegjësi për ngecjet në raportin e BE të 17.06.2026 si i dyti në hierarkinë qeveritare pas Kryeministrit Mickoski .Si krijues i politikave njënacionale dhe zbatues i moszhvillimit ekonomik në Maqedoninë Perendimore ,Nikoloski i bënte manovrat politike dhe fiskulturat shpirtërore të arsyetimeve të mos investimeve në rajonet e Maqedonisë Perendimore,e cila gjendet brenda RMV ?! .Dhe sillet sikur raporti nuk ka prodhuar kurgjë,dhe sikur nuk ka ndodhur…JA MAJKATA …DORËHEQJE ?!
Vetëm një ditë pas raportit të Bashkimit Evropian të 17 qershorit 2026, i cili evidenton mungesën e reformave dhe ngecjen e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski zgjodhi të flasë për hekurudhat rajonale dhe korridoret ndërkombëtare. Në vend që të japë përgjigje se pse vendi nuk po përparon në agjendën evropiane, ai prezanton projekte afatgjata infrastrukturore si zëvendësim për rezultatet që mungojnë sot. Kjo ngre pyetjen nëse qeveria po tenton të largojë vëmendjen nga kritikat e Brukselit drejt propagandës së premtimeve infrastrukturore.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski flet për hekurudha që do të lidhin Shkupin me Beogradin, Selanikun, Budapestin dhe Vjenën, por nuk flet për arsyet pse Maqedonia e Veriut po stagnon në rrugën evropiane.
Vetëm një ditë pas raportit të Bashkimit Evropian të 17 qershorit 2026, i cili evidenton mangësi serioze në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformat institucionale dhe procesin e integrimit, pushteti zgjedh të flasë për projekte të ardhshme infrastrukturore dhe jo për problemet reale që e mbajnë vendin larg BE-së.
Për më tepër, pas më shumë se dy vitesh në qeveri, ministri nuk mund të tregojë ndonjë investim strategjik domethënës në Maqedoninë Perëndimore. Rajoni shqiptar vazhdon të përballet me mungesë investimesh, infrastrukturë të ngadaltë, zhvillim të pabarabartë ekonomik dhe projekte të lëna në harresë.
Qytetarët nuk jetojnë nga premtimet për trenat që një ditë mund të mbërrijnë në Budapest apo Vjenë. Ata kërkojnë përgjigje pse vendi nuk po përparon drejt Bashkimit Evropian, pse reformat ngecin dhe pse rajone të tëra vazhdojnë të mbeten jashtë prioriteteve zhvillimore të qeverisë.
Pa reforma reale, pa zhvillim të balancuar rajonal dhe pa investime konkrete në Maqedoninë Perëndimore, fjalimet për korridore ndërkombëtare rrezikojnë të mbeten vetëm propagandë politike.
Korridoret rrugore dhe hekurudhore janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, por ato nuk mund të zëvendësojnë reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët kanë nevojë për rezultate konkrete, jo vetëm për vizione të largëta. Derisa raportet evropiane vazhdojnë të evidentojnë mangësi serioze, ndërsa Maqedonia Perëndimore mbetet pa investime të dukshme zhvillimore, deklaratat për trenat që do të lidhin kryeqytetet e rajonit mbeten më shumë instrument propagandistik sesa dëshmi e suksesit qeverisës…www.telegrami.mk
======================================================
Lajmi aktiv që qarkullon
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, në samitin ministror për transport të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit, foli për planet dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 10 dhe Korridorit 8.Nikoloski theksoi se samiti dërgon një mesazh të qartë për përkushtimin e përbashkët të vendeve nëpër të cilat kalon Korridori 10, duke nënvizuar se ndërtimi i tij do të kontribuojë që ai të bëhet korridori më i rëndësishëm ekonomik i transportit në Evropë.
Sipas tij, me realizimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore do të reduktohet ndjeshëm koha e udhëtimit dhe transportit të mallrave në rajon.
“Shkup – Selanik do të udhëtohet për 1 orë e 25 minuta, Shkup – Beograd për dy orë e gjysmë, ndërsa treni i mallrave nga Athina do të arrijë në Vjenë për më pak se 24 orë. Nga Selaniku deri në Budapest transporti hekurudhor i mallrave do të zhvillohet për rreth 12 deri në 14 orë”, theksoi Nikoloski.
Ai vlerësoi se modernizimi i infrastrukturës së transportit përgjatë Korridorit 10 do të sjellë qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, lidhje më të madhe ekonomike dhe mundësi të reja zhvillimi për vendet e rajonit.
===========================================
Mesut Shabani

