15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeJanushev: VMRO nuk ka nevojë të mendojë për koalicion me BDI

Janushev: VMRO nuk ka nevojë të mendojë për koalicion me BDI

Igor Janushev, deputet i VMRO-DPMNE-së, thotë se presin fitore të sigurt në zgjedhjet që vijnë dhe se nuk kanë nevojë të mendojnë për koalicion me BDI-në.

“Siç janë punët, nuk ka nevojë të mendojmë për koalicion. Atë çfarë e kemi bërë në vitet e kaluara, ajo çfarë tani ndodh, aspak nuk lë hapësirë që të flasim se kush do të jetë fituesi në zgjedhjet vijuese. LSDM duhet të inkurajohet që të mos shtypen si parti. Por, gjithë kjo çfarë shohim, thjesht shëtisni nëpër sheshin e Shkupit, apo nëpër Çarshinë e Prilepit, apo shkoni në Çarshinë e Vjetër dhe pyesni këdo, të njëjtën do t’ua thonë dhe kjo është rezultat i qeverisjes së gabuar në 8 vitet e kaluara. Nuk shoh arsye se pse duhet të mendojmë për këtë variant, edhe pse në politikë gjithçka është e mundshme”, tha Janushev për “TV21”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments