4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaOpinionJanko Temelkov-TV ALFA / Refuzimin e Teuta Arifit, shumë e interpretojnë...

Janko Temelkov-TV ALFA / Refuzimin e Teuta Arifit, shumë e interpretojnë këtë si një mesazh për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, se mbështetja blanko ndërkombëtare për BDI po merr fund.

Shumë e interpretojnë këtë si një mesazh për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, se mbështetja blankon dërkombëtare për partinë e tij po merr fund.

Është biseduar me Zaevin, Teuta Arifi do të jetë ambasador i Maqedonisë në Shkup, ka komentuar me ironi gazetari i Tv Alfa, Lazar Temelkov për statusin ambasador “as në qiell as në tokë” të kandidates së BDI-së, Teuta Arifi.

Temelkov bën shaka në Facebook me këtë shprehje të njohur të LSDM-së kur donin të grumbullonin pikë politike për një qëllim, kur kryetar partie dhe kryeministër i vendit ishte Zoran Zaev.

Rrjetet sociale janë të mbushura me revolta, shaka dhe ironi me Teuta Arifin dhe refuzimin e shumë shteteve për të qenë ambasadore nga Maqedonia.

Ish-ministrja, kryetarja dhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, është kandidatja më e refuzuar për ambasadore në historinë e Maqedonisë, edhe para Ljubomir Danailov Frçkovskit.

telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments