12.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti vazhdon të akuzojë ministrat e BDI-së, për moszbatimin e zotimeve...

Izet Mexhiti vazhdon të akuzojë ministrat e BDI-së, për moszbatimin e zotimeve për administratën

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti akuzon ekzekutivin e kësaj partie për mos realizimin e 5 zotimeve kryesore nga programi zgjedhor në administratë publike. Sipas Mexhitit, ekzekutivi i 2 përqindëshit nuk arriti të realizojë asnjë nga 180 projektet e premtuara në disa sektorë, përfshi mbulimin e shpenzimeve për administratorë, avancimin e nëpunësve administrativ, certifikata e përkatësisë etnike, hapja e vendeve të reja të punës për përkthyer dhe lektor si dhe zbatimi i dygjuhësisë në të gjitha institucionet.Nga BDI nuk kishin koment për akuzat e nënkryetarit të tyre. Ndërkohë Osmani në cilësinë e ministrit të Jashtëm, Fatmir Besimi në cilësinë e ministrit të Financave dhe Artan Grubi në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë kanë paraqitur si të arritur të BDI-së përkrahjen makrofinanciare prej 100 milion eurove të propozuar nga Bashkimi Evropian duke e cilësuar si efekt i hapjes se negociatave dhe politikave të mira të Qeverisë dhe BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments