9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti s’heq dorë nga interpelanca ndaj Grubit

Izet Mexhiti s’heq dorë nga interpelanca ndaj Grubit

Izet Mexhiti kthehet në Kuvend, por nuk do të heqë dora nga interpelanca e paralajmëruar ndaj zëvendëskryeministrit për Sistem Politik, Artan Grubi. Mexhiti thotë se qasja e tij në Kuvend do të jetë konstruktive dhe kritike.

Do të vazhdoj në Parlament t’i përkrah aty e kanë mirë dhe t’i kritikoj aty ku e kanë gabim. Mbetet opsioni i interpelancës- deklaroi Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit rreth 8 orësh të kryesisë qendrore në Tetovë deklaroi se në BDI nuk ka mbetur asgjë pa u sqaruar. Ahmeti shtoi se nuk është biseduar për shkarkimin e Artan Grubit. Mos pajtimet mes grupeve Ahmeti i cilësoi si hatër mbetje.

Po, po, po aspak nuk ka mbetur asgjë pa u sqaruar deri në atomin e fundit. Nuk ka pasur pika që nuk takoheshim fare. Ka mund të ketë ndonjë hatër mbetje apo mos informim të duhur dhe të gjitha gjërat janë parimisht të sqaruara dhe e gjithë punë është në binare të duhura për të marrë përgjegjësi të reja për të çuar punët përpara. Nuk është biseduar fare për dorëheqje. Është biseduar për parime, për strategji, program dhe detyrat që na presin- pohoi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Pas formimit të Qeverisë, grupi i nënkryetarëve Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Sadulla Duraku dhe kreu i Sarajit Blerim Bexheti u rreshtuan si formacioni i pakënaqur me kabinetin qeveritar të BDI-së. Madje Mexhiti si koordinator i grupit parlamentar disa javë nuk u paraqit në institucionin ligjvënës. Së fundi grupi i lartpërmendur ishin takuar disa herë për të dhënë mesazhin e drejtpërdrejtë mbi pakënaqësitë e tyre, por mbledhja e së shtunës duket t’i ketë qetësuar gjakrat brenda BDI-së. Ahmeti tashmë disa herë betonoi qëndrimin se nuk do të ketë rikonstruim të kabinetit qeveritar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments