Izet Mexhiti për Lajm: Nuk do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Artan Grubi!

36

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti, njëherit kryetar i degës partiake në Çair, i ka thënë “Jo” të prerë ftesës së zevendeskryeministrit Artan Grubi për takim me kryetarët e degëve në selinë partiake në Reçicë.
I pyetur nga gazeta Lajm nëse do të merr pjesë në këtë takim të caktuar sot në ora 14, Mexhiti është përgjigjur negativisht.
Përveç zv/kryeministër i parë në qeveri, Grubi është edhe sekretar i BDI-së, kurse mbledhjen e ka thirrur në kuadër të planifikimit të organizimit të partisë në prag të zgjedhjeve.
Mirëpo burime partiake që dëshirojnë të mbeten anonime, thonë për Lajm se qëllimi i tij më teper është të testojë përkrahjen që gezon në degët partiake, në përplasjen tashmë të hapur me krahun e Mexhitit, se sa për çështje organizative.

Përveç në degën e Çairit, Grubi nuk ka përkrahje të mjaftueshme as në degën e Likovës dhe Sarajit, por pjesërisht edhe në disa degë tjera.