Izet Mexhiti / Nëse nuk ka ndyshime në BDI, do të kemi problem në zgjedhjet lokale në tetor

67

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në emisionin 10 Minuta në TV21, foli edhe për situatën brenda BDI-së. Mexhiti thekson se duhet të merren më shumë përgjegjësi për të pasur sukses. Mes tjerash, shtoi se nëse në BDI nuk ndryshon diçka, do të kenë probleme në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Mund edhe të shkoj, por përgjegjësinë e kanë ato të cilët po i udhëheqin këto procese dhe jo ne që jemi jashtë këtyre proceseve ose përgjegjësia është më e vogël e jona se sa e atyre të cilët po e udhëheqin këtë proces, i cili proces duhet të jetë inkluziv dhe gjithpërfshirës nëse dëshirojmë të ketë sukses”, u shpreh Mexhiti.