10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIsh ushtari i UÇK-së Frashër Oseku: Pse mediat nuk reaguan as edhe...

Ish ushtari i UÇK-së Frashër Oseku: Pse mediat nuk reaguan as edhe me një artikull për puçin ndaj kryeministrit Kurti?!

Rrëzimi i Qeverisë Kurti në një kohë pandemie, ka nxitur reagimin e shumë simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një reagim të publikuar disa minuta më parë ka reaguar dhe ish ushtari i UCK-së Frashër Oseku. Si jo rrallë herë, Oseku ngrit pikëpyetje se përse mediat nuk shkruajtën as edhe një artikull për puçin ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Reagimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

Shumë prekëse qysh kurr nuk gjetën kohë, disa gazetare e gazetarë në këto 3 javë ta shkruajnë një copë artikulli për puçin ndaj Qeverisë Kurti. Thjeshtë në mbrojtje qytetarit.

S’kërkoj ta përkrani LVV dhe Albinin. Dil në mbrojtje demokracisë.

S’po them ta lavdroshë Kurtin. Po them në këto ditë të vështira pandemisë që Kosova po jep shembull për herë të parë, për të mirë. Fole bre një fjalë të mirë.

Edhe nëse zgjedhni me mbyll gojën së paku (ju gazetarë e gazetare) qe doni te jeni a partiak mos shpifni bre.

Respekt miqësore nga Suedia largët

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments