BallinaLajmeIde pa para për Bilall Kasamin/Pasi është i suksesit drejtorin e NPK...

Ide pa para për Bilall Kasamin/Pasi është i suksesit drejtorin e NPK SHARRI vendose te NPK TETOVA

www.telegrami.mk

Në periudhën komuniste ndodhte rrokada e drejtorëve …i suksesit ia lëshonte vendin të përgjumurit…deri sa ta sjelle në mend financiarisht të sëmurën ndërmarje…e thjeshtë…VLEN me dy kryetar pra dy ndërmarrje me një drejtor….edhe NPK Tetova edhe NPK Sharrri me një drejtor Sipas Kasamit një nga problemet është mungesa e një takse të përcaktuar nga Këshilli i Komunës, e cila do t’i siguronte ndërmarrjes të hyra më të qëndrueshme për funksionimin e saj…bëje taksën kush të ndalën kur i ke bë të gjitha plus një taksë punë e vogël taksë për ulje në ulëset për të pushuar ose taksë për thithjen e ajrit …por kujdes VMRO-DPMNE më duket nane dy gishtat…?!

Kasami mes problemeve dhe lavdërimeve financiare: Drejtorët duhen ndërruar apo vetëm arsyetimet?

Deklaratat e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, për gjendjen e ndërmarrjeve publike komunale lënë më shumë pikëpyetje sesa përgjigje.

Kur flet për NPK-në „Tetova“, Kasami pranon se ndërmarrja përballet me vështirësi të theksuara financiare, madje e arsyeton këtë edhe me mungesën e një takse të miratuar nga Këshilli Komunal. Ndërsa kur pyetet për NPK-në „Sharri“, e veçon pikërisht për rezultatet në aspektin financiar.

Deri këtu, gjithçka në rregull. Por lind një pyetje krejt e natyrshme: nëse njëra ndërmarrje ka probleme financiare, ndërsa tjetra paraqitet si shembull i rezultateve financiare, ku qëndron dallimi? Te drejtorët, te mënyra e menaxhimit, te kushtet e punës apo te politikat e komunës?

Dhe, mbi të gjitha, a duhet ndërruar drejtori kur ndërmarrja ka probleme financiare, apo duhet ndërruar modeli i menaxhimit?

Sepse nuk mund të përdoret mungesa e taksave si arsyetim për një ndërmarrje, ndërsa suksesi financiar i tjetrës të paraqitet si rezultat i mirë i funksionimit, pa dhënë shpjegime konkrete për të dyja rastet.

Qytetarët nuk kanë nevojë për lavdërime selektive dhe as për arsyetime administrative. Ata kanë nevojë të dinë sa borxhe kanë ndërmarrjet, sa të hyra realizojnë, sa kushton funksionimi i tyre dhe çfarë rezultatesh kanë prodhuar drejtorët.

Në fund të fundit, ndërmarrjet publike nuk janë pronë e drejtorëve dhe as dekor për konferenca shtypi. Janë institucione që financohen dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve.

Kasami duhet të sqarojë: a kemi drejtorë të suksesshëm, ndërmarrje me probleme apo thjesht dy standarde në vlerësimin e punës së tyre?…www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments