18.9 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaIsh-gjenerali amerikan zbulon rrezikun që po i kanoset Putinit

Ish-gjenerali amerikan zbulon rrezikun që po i kanoset Putinit

Lufta Rusi-Ukrainë është duke u futur në ujëra të paeksploruar më parë, me forcat e drejtuara nga Kremlini që po tregojnë mungesë efektiviteti dhe një plan konkret pushtimi.

Ndërkohë që në përpjekje për të menaxhuar ofensivën ushtarake, Presidenti Vladimir Putin po përballet me zëra kundër dhe lajmet për gjendjen e rënduar të tij shëndetësore shtohen dita-ditës.

Ditën e sotme një ish-gjeneral i SHBA-ve ka thënë për mediat se shefi i Kremlinit nuk ka më të ardhme nëse ky pushtim do të dështojë. Për më tepër, gjenerali Jack Keane tha për Fox News se ekziston mundësia që Putin të vritet.

Pavarësisht këtyre pretendimeve ish-Gjenerali thekson se “Putin do të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet”.

Sipas Keane pushteti është motivimi i Putin, por fakti është që “nuk shihet një e ardhme pas figurës së tij si drejtues në të ardhmen e Rusisë”.

“Ai po lufton që të mbetet në krye dhe është i vendosur për këtë. Putin ende dëshiron që të përmbushë qëllimet e tij, edhe pse fokusi i tij është zhvendosur në jugun e Ukrainës”, shprehet ish-zëvendës drejtuesi I Frocave të Armatosura të SHBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments