15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeIRI Amerikan: Artan Grubi, ministri që nuk e bën punën siç duhet...

IRI Amerikan: Artan Grubi, ministri që nuk e bën punën siç duhet / Radhitja e plotë

https://in7.tv/2021/06/17/iri-amerikan-artan-grubi-ministri-qe-nuk-e-ben-punen-sic-duhet-radhitja-e-plote/

Një anketë e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI Amerikan) e publikuar gjatë ditës së djeshme, nxorri të pah një sërë treguesish sa i përket politikës dhe sistemit shtetëror. Ndër pyetjet e shumta të bëra nga IRI, disa  nga to kanë qënë direkt të lidhura me punën e qeverisë aktuale dhe ministrave të saj, përcjell in7.

Nê pyetjen se cili nga ministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk e bën pyetjen e tij siç duhet, plotë 27 përqind e të anketuarve mendojnë se asnjëri nga kabineti qeveritar nuk e bën punën e tij siç duhet.

Në kampin qeveritarëve maqedonas, këtë kategori e kryeson Kryeministri i Qeverisë, Zoran Zaev me 16%, i dyti vjen Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me 13% dhe e treta, Milla Carovska, Ministre e Arsimit me 10% pikë negative.

Nga ministrat shqiptarë, listës i prin Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi. Plotë 13% e qytetarëve mendojnë se Grubi nuk e bën punën e tij siç duhet. Pas Grubit vjen Bujar Osmani, Ministri i Jashtëm. Për të, 10% e të anketuarve mendojnë se nuk po e bën punën e tij siç duhet. Ndërsa i treti në listën e ministrave shqiptarë, që nuk e bëjnë punën e tyre siç duhet është Ministri i Bujqësisë, Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa, përcjell in7.

Nga ana tjetër, në pyetjen se cili prej ministrave e bën punën e tij ashtu siç duhet, listës i prijnë kryeministri Zaev, ministrat Filipçe dhe Spasovski, ndërsa ministrat shqiptarë ndodhen në fund të tabelës.

Rezultatet janë treguar në tabelën më poshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments