15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaIrani zotohet për “përgjigje vendimtare” ndaj vendeve që hapin hapësirën ajrore ndaj...

Irani zotohet për “përgjigje vendimtare” ndaj vendeve që hapin hapësirën ajrore ndaj Izraelit

Irani është zotuar për një “përgjigje vendimtare” ndaj vendeve që hapin hapësirën ajrore për ndonjë sulm izraelit kundër Teheranit, transmeton Anadolu.

“Vendet që hapin hapësirën e tyre ajrore dhe rrugët tokësore për Izraelin për të sulmuar Iranin do të marrin përgjigjen tonë vendimtare”, tha ministri i Mbrojtjes, Mohammad Reza Ashtiani, në një deklaratë të cituar nga mediat lokale.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) konfirmoi se ka lëshuar dhjetëra dronë dhe raketa në Izrael në përgjigje të sulmit të javës së kaluar ndaj konsullatës së saj në Siri.

Ushtria izraelite tha se dronëve u duhet orë të tëra për të arritur objektivat e tyre.

Në një sulm me raketa në konsullatën iraniane në Damask të Sirisë më 1 prill, të paktën shtatë anëtarë të IRGC-së u vranë, duke përfshirë dy gjeneralë të lartë.

Teherani ka fajësuar Izraelin për sulmin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments