15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaIrani thotë se sulmi ndaj Izraelit “tashmë ka përfunduar” – Kërkon nga...

Irani thotë se sulmi ndaj Izraelit “tashmë ka përfunduar” – Kërkon nga ShBA të qëndrojë larg

Irani ka thënë se sulmi i tij ndaj Izraelit është një përgjigje ndaj sulmit të Izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask dhe “çështja mund të konsiderohet e përfunduar”.

Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork ka thënë se sulmi ishte një përgjigje ndaj “agresionit izraelit kundër objekteve tona diplomatike në Damask”.

Izraeli, në fillim të këtij muaji goditi një ndërtesë iraniane në kryeqytetin sirian Damask, me një zëdhënësushtarak, duke thënë se Izraeli besonte se ndërtesa iraniane e goditur në sulm ishte një “ndërtesë ushtarake”.

Misioni iranian tha se çështja “u konsiderua e përfunduar”.

“Sidoqoftë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigjja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt midis Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA DUHET TË QËNDROJË LARG!”, thuhet në deklaratën e tyre të postuar në platformën “X”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments