12.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaDronë dhe raketa drejt Izraelit/ Garda Revolucionare e Iranit: Kemi shënjestruar objektiva...

Dronë dhe raketa drejt Izraelit/ Garda Revolucionare e Iranit: Kemi shënjestruar objektiva specifike

Irani ka lëshuar dronë, por edhe raketa në Izrael, sipas një deklarate nga Garda Revolucionare.

Dega e Forcave të Armatosura iraniane tha se ka shënjestruar vende specifike në Izrael, shkruan Sky News.

Garda deklaroi se sulmi ishte nisur në përgjigje të “krimeve të shumta të regjimit të keq sionist, duke përfshirë sulmin në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask”.Ndërkohë Benjamin Netanyahu ka mbledhur kabinetin e luftës. Kryeministri izraelit ka mbledhur zyrtarët në selinë ushtarake në Tel Aviv.

Vetë zëdhënësi i ushtrisë izraelite në një deklaratë për shtyp konfirmoi se dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

Daniel Hagari thotë se Forcat Ajrore izraelite po gjurmojnë dronët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments