12.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBota Mediat: Irani përdori ndaj Izraelit raketat Hypersonic dhe Kheibar

 Mediat: Irani përdori ndaj Izraelit raketat Hypersonic dhe Kheibar

Irani përdori raketa hipersonike dhe Kheibar në operacionin e tij kundër Izraelit, të quajtur “Premtimi i vërtetë”.

“Sulmet me raketa dhe dronë iranianë kundër Izraelit, si hakmarrje ndaj sulmit izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask, janë një operacion i kombinuar dhe i vazhdueshëm, i cili do të përdorë lloje të ndryshme raketash”, tha një burim pranë Këshillit të Lartë të Iranit, raporton Nournews.

“Kur dronët iranianë të arrijnë në Izrael, pjesa kryesore e operacionit do të fillojë”, shtoi burimi.

Ndërkohë, zyrtarët izraelitë i thanë New York Times se dronët dhe raketat iraniane po synojnë Lartësitë Golan dhe bazat ajrore në Negev në jug të Izraelit.Pak minuta pas nisjes së sulmit, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë kanë rrëzuar disa dronë iranianë të drejtuar për në Izrael mbi zonën kufitare midis Irakut dhe Sirisë. Këtë e raportoi kanali televiziv izraelit Channel 12, pa cituar burime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments