3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeInvestimet “kolosale” të Rilindjes?/ Mesila Doda: Vetëm vjedhjen e parave nuk e...

Investimet “kolosale” të Rilindjes?/ Mesila Doda: Vetëm vjedhjen e parave nuk e bëjnë 3D dhe virtualisht (film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka folur rreth çështjeve të fundit në vend dhe zgjedhjeve të 25 Prillit .

E ftuar në Nova Radio me Arian Asimi, Doda u shpreh se Rilindja projektet e saj në 3D i shet para popullit si punë te kryera dhe të përfunduara.

Duke marrë shkas nga deklaratat e Damian Gjiknurit mbrëmjen e së premtes, Doda tha që Porti i Vlorës dhe Aeroporti i Vlorës janë vetëm projektet 3D, por vjedhjen e parave të popullit e bëjnë ditën për diell dhe jo virtualisht.

Në Lungomaren e Vlorës ishte bërë një gjë e madhe, kishin zvoguar rrugën për ndërtimin e një karburanti Kastrati. Shqiptarët e dinë shumë mirë që investimet e Rilindjes janë ato të punëve në 3D, duke e shitur iden si një realitet. Kur vjen pune për të ngrën, për të pirë apo për t’i dhënë ushqim fëmijve, nuk ushqehemi dot virtualisht ose 3D. Do duhet të kemi të mira materiale të vërteta, problemi është tek një gjë kur vjedhin, ata vjedhin ditën për diell nuk i bëjnë vjedhjet në 3D siç bëjnë dhe investimet”,- deklaroi Doda.

Gjithashtu gjatë intervistës, Doda tregoj edhe gënjeshtën e fundit të Ramës në lidhje me bashkimin që do bënte mes Akademis sonë të Shkencave dhe asaj të Kosovës, duke shtuar se asgjë nuk është realizuar vetëm sa e ka marrë popozimin nga PDIU duke e thënë në televizor.

“Nëse dy shtet duan të përafohen si në rastin tonë me Kosovën do të përafrohen. Po ju kujtoj edhe gënjeshtën e fundit të këtij flame është kur doli bashkë me ish kryeministrin e Kosovës ku thoshte se do bashkonte Akademitë e Shkencave dhe do të kishim një Akademi Kombëtare. Këtë ja ka propozuar Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ne fakt deri më sot nuk është bërë asgjë, e vetmja gjë që bëri ishte se e mori nga Facebooku jonë dhe e tha ne televizor. Duhet të vijmë ne në pushtet që t’i kryejmë këto akte”,- u shpreh Doda.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments