10.3 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeIndeksi i Sundimit të Ligjit' - Kosova radhitet e 58-ta, ulet për...

Indeksi i Sundimit të Ligjit’ – Kosova radhitet e 58-ta, ulet për një pozitë nga 2022

Në Indeksin e Sundimit të Ligjit, Kosova është radhitur e 58-ta ndërsa para saj sa i përket vendeve nga Ballkani Perëndimor është Greqia dhe Mali i Zi.

Raporti i cili është publikuar të mërkurën nga Projekti i Drejtësisë Botërore (WJP) e ka radhitur pas Kosovës, Shqipërinë në pozitën e 91-të ndërsa pas saj është radhitur Serbia në pozitën e 98-të.

Për dallim nga raportet paraprake të cilat ishin publikuar në vitet e kaluara nga indeksi i sundimit të Ligjit, këtë vit këtij raporti i është shtuar edhe Mali i Zi.

Në vitin 2022, Kosova kishte arritur që të renditet e para në Indeksin e Sundimit të Ligjit për nga vendet e Ballkanit Perëndimor për sundimin e ligjit nga Projekti i Drejtësisë Botërore (WJP).

Lidhur me mungesën e korrupsionit Kosova është e renditur në pozitën e 64-të në nivel global, me vlerësim prej 0.47.

Për transparencën e Qeverisë, Kosova ka humbur 0.1 pikë në vlerësimin e indeksit, nga 0.58 në 0.57.

Ndërsa, sa i përket të drejtave fundamentale të njeriut, Kosova është renditur në pozitën e 55-të me vlerësim prej 0.61, teksa në vitin 2022 Kosova renditej në pozitën e 56-të me 0.60 vlerësim.

Sa i përket rendit dhe sigurisë Kosova është renditur në pozitën e 32-të me 0.83 vlerësim, kurse vitin e kaluar Kosova ishte në pozitën e 33-të, me po të njëjtin vlerësim në pikë.

Për zbatimin e rregulloreve Kosova është ngritur për një pozitë, nga e 81 sa ishte vitin e kaluar, në 80 me vlerësim prej 0.48.

Për drejtësinë civile, Kosova është e renditur e 80-ta me 0.50 vlerësim.

Kurse, në drejtësinë penale Kosova renditet e 65 me 0.46 vlerësim.

Renditjen më të mirë për këto tri vite, Kosova e pati shënuar në vitin 2020, ku kishte dalur e 54-ta në botë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments