16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeIndeksi i lirisë së shtypit-Kohë pushteti i Albin Kurtit : Renditja e...

Indeksi i lirisë së shtypit-Kohë pushteti i Albin Kurtit : Renditja e Kosovës e 75 ndër 180 shtete ,19 vende më poshtë se vitin paraprak …

Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij.

Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, Kosova renditet e 75-ta nga 180 shtete, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak, kur mori vlerësimin më të mirë në një dekadë e gjysmë. Në vitin 2023, Kosova ishte renditur në vendin e 56’të.

Reporterët Pa Kufij në raportin e tyre për Kosovën, kanë theksuar se gazetarët janë target i sulmeve politike ndërsa përmendin se Qeveria me veprimet e saj ka kërcënuar ose abuzuar me lirinë e medias në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments