14.5 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeIlire Dauti takon kryetarin e KE-së Charles Michel, proceset euroatlantike janë përcaktimet...

Ilire Dauti takon kryetarin e KE-së Charles Michel, proceset euroatlantike janë përcaktimet kryesore të ASH-së

Deputetja dhe Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti gjatë ditës së sotme në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriuat ka takur Kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel,

Dauti, kryetarin e KE-së Michel e ka njoftuar se kontributi i ASH-së në proceset euroatlantike se kjo nuk është vetëm pjesë e platformës por edhe trajektore e udhëtimit politik dhe veprimeve të ASH-së nga themelimi i saj.
Postimi i plotë.

Anëtarësimi i vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian janë përcaktimet kryesore të Aleancës për Shqiptarët. Kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel e njoftova se kjo nuk është vetëm pjesë e platformës tonë, por edhe trajektore e udhëtimit politik dhe veprimeve tona që nga themelimi. Aleanca për Shqiptarët duke qenë në opozitë siguroi mbështetjen kyçe për ndryshimet kushtetuese, implementimin e Marëveshjes së Prespës dhe anëtarësimin e vendit në NATO. Njëjtë edhe tani, propozimin e fundit të BE-së e shohim si një derë për debllokimin e procesit integrues, me çka do të sigurojmë stabilitetin, perspektivën, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Zotin Michel e njoftova edhe për mirëkuptimin që ka Aleanca për Shqiptarët, për temat e ndjeshme të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, si identiteti dhe gjuha, të cilat propozimi francez u tha sot se i mbron dhe siguron. Por, në të njëjtën kohë shpreha edhe shqetësimin e Aleancës për Shqiptarët për definicionin diskriminues për gjuhën shqipe, si “gjuha që e flasin 20% e popullatës”, si dhe ftesën tonë drejtuar partive të tjera që të reflektojnë dhe të korigjojmë këtë padrejtësi duke emërtuar Gjuhën Shqipe drejtë në Kushtetutë, gjatë ndryshimeve që do të bëhen në kuadër të këtij procesi, ka përfunduar Dauti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments