13.1 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO dhe Apasievi rikthejnë fjalorin “kleti shiptari”

VMRO dhe Apasievi rikthejnë fjalorin “kleti shiptari”

Thirrje ksenofobe e raciste kundër shqiptarëve janë dëgjuar shpeshherë nga goja e shovinistëve serbë e maqedonas, madje që në kohën e ish-Jugosllavisë. Ato u dëgjuan dikur nga goja e atyre që kanë disa tashmë kanë ndërruar jetë, por tash përsëri nga goja e atyre që ende janë gjallë, dhe të tjerëve të vjetër e të rinj serbë e maqedonas që e kanë trashëguar dhe ushqehen edhe tash përditë me urrejtjen shoviniste ndaj shqiptarëve nga liderët e tyre “luftë-nxitës”. Janë këta përplot liderë dinak serbë e maqedonas, të cilat në kokat e tyre mendojnë dhe belbëzojnë thirrje të këtilla tërthorazi kundër fqinjëve të tyre shqiptarë kudo nëpër Serbi e Maqedoni.

Sloganet “Kleti Shiptari”, dhe shumë gjuhë urrejtje u dëgjuan edhe dje në Shkup, në protestat masive të nxitur dhe ndihmuara nga VMRO-DPMNE dhe Levica, kundër propozimit francez, përkatësisht kundër siç thonë ata “bullgarizimit të Maqedonisë”, por megjithatë ther në sy ishin shqiptarët, edhe pse këta të fundit nuk i’u kontestojnë as gjuhën e as identitetin maqedonas, njofton Koha.mk.

Të njëjtat thirrje dëgjoheshin edhe në të kaluarën. Kujtojmë protestat para pesë viteve, përkatësisht protestat kundër “Platformës së Tiranës”, ndërsa më pas kulmoi edhe me ngjarjet e 27 prillit. Dhe si pasoj, parashtrohet pyetja se kush e do më shumë Maqedoninë e Veriut, maqedonasit që kërcënojnë dhe ofendojnë bashkëqytetarët e tyre shqiptar, apo shqiptarët që po e ulin kokën dhe po dëshirojnë paqen dhe sigurinë në këtë shtet me fillimin e negociatave me BE-në…?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments