Femrat që vujanë dënime në burgjet e Maqedonisë së Veriut, ankohen se vuajnë dënim të dyfishtë. Për shkak të kushteve të rënda që mbretërojnë, ato ankohen se burgjet nuk e arysetojnë emrin e plotë zyrtar si “ente për përmirësim dhe ndëshkim”, por vetëm pjesë e dytë të emrit, ose siç thonë, janë ente vetëm për ndëshkim, shkruan gazeta LAJM. Gjendja e vështirë në burgjet e Maqedonisë përmendet nëtë gjitha raportet relevante të organizatave vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Një nga problemet që është konstatuar në Raportin që Avokati i Popullit ka përgatitur në vitin 2016 enkas për repartin e grave në burgun e Idrizovës, si një nga problemet e shumta është përmendur edhe mungesa e një hapësire të veçantë për takime mes nënave dhe fëmijëve të tyre. Ky problem ende nuk është tejkaluar. Suzana Xhanoviq, nënë e katër fëmijëve e cila është duke vuajtur dënim 15 vjeçar në Idrizovë, thotë se gjendja në burg është edhe më e keqe se sa përshkruhet në raporte. Ajo ka pranuar të flasë me ekipin e Gazetës Lajm që ka vizituar burgun e Idrizovës. Xhanoviq thotë se për shkak të kushteve jo adekuate për realizim të takimeve me fëmijët, është detyruar t’i ndëprejë këto takime në 6 muajt e fundit. Ajo thotë se çdo takim ishte një torurë për fëmijët e saj, veçanërisht për njërën vajzë që e ka të sëmurë nga kanceri.
Suzan Xhanoviq, e arrestuar në burgun e Idrizovës:
“Takimet me fëmijët realizohet në dhomat e vizitave. Kur futen aty fëmijët kontrollohen, kalojnë torturë, tërheqje, qarje, zhveshje deri në lëkurë. Unë kam katër fëmijë. Tani i kam ndërpre takimet pikërisht për këtë shkak. Njërën vajzë e kam të sëmurë nga kanceri. Nuk dua ta trondit edhe me tepër. Kur dilnin, më keq se kur hynin. Bërtisnin, qanin, ankoheshin se nuk duan të vijnë më. Dhjetë vitet e kaluara vinin, në këto hapësira, sado pak ishin më adekuate, ishin më të bukura. Tani jo. Tani nuk ka kushte as për vizitë të rregullt të kalojë si duhet, e lëre më për diçka tjetër. Nuk shikohet se kush ta kontrollon fëmijën, mashkull, femër, e zhveshin cullak, e heqin zvarrë, e gërvishin. Ata qajnë, këta i tërheqin. Fëmijët e mi kanë dhënë deklaratë se nuk dëshirojnë të vijnë më në vizitë. Nuk dëshirojnë të vijnë, sepse i maltreton personeli, në bazë korruptive. Nuk e kam vetëm unë këtë problem, ka edhe shumë gra tjera. Nuk mund të vish deri te kjo e vërtetë, përveç nëse nuk takohesh ballë për ballë në realitet me to. Çkado që të them, çkado që të bëj, do të kthehet kundër meje, por edhe kundër shumë femrave”.Lajmpress.mk