8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeHYSNI ISMAILI: EDHE NË PERIUDHËN E KRIZËS ARRITËM TË SIGUROJMË PAGAT MINIMALE...

HYSNI ISMAILI: EDHE NË PERIUDHËN E KRIZËS ARRITËM TË SIGUROJMË PAGAT MINIMALE PËR ARTISTËT

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili tha se proceset që i kishte filluar ministri Asaf Ademi ka tentuar që t’i mbyll dhe disa të tjera i kishte filluar vetë ai.

Ai tha se edhe me buxhet të shkurtuar në gjashtë mujorin e dytë për shkak pandemisë dhe fushatës, megjithatë ai tha se shumë procese u vazhduan dhe shumë projekte u realizuan.

“Tërë kohën asnjë artistë ose punëtorë të kulturës që na është drejtuar nuk ka mbetur pa përgjigje dhe jemi munduar maksimalisht. U bë rebalanci i buxhetit po këto kërkesa nuk ishin paraparë, kështu që ato u realizuan me vështirësi, por prapë me sukses arritëm që t’i përpilojmë”, tha ministri Hysni Ismaili në emisionin “ENTER” në TV SHENJA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments