7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeHoti: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Hoti: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Hoti ka shkruar në Facebook se zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.“Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Hoti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments