9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeHollandezët anuluan aranzhmanet e tyre në Ohër

Hollandezët anuluan aranzhmanet e tyre në Ohër

Turistët e huaj më të shumtë që vizitonin perlën turistike Liqenin e Ohrit , Hollandezët, këtë verë nuk do të vijnë në numrin e dëshiruar tradicionalisht kur vinin përpara pandemisë.Kohë më parë,edhe operatorët turistikë nga Belgjika, Turqia dhe vendet e tjera vepruan në mënyrë të ngjashme, për shkak të së cilës pritjet për kulmin e sezonit janë shumë më modeste se sa pritej. Megjithëse ardhja e turistëve Hollandezë përmes një operatori tjetër turistik është paralajmëruar për 19 korrik, numri i mysafirëve do të jetë minimal krahasuar me periudhën para krizës me sëmundjen e re.

Kulmi i sezonit pritet të fillojë në 15 korrik dhe këtë herë, ashtu si vitin e kaluar, hotelierët do të mbështeten tek turistët vendas dhe nga vendet fqinje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments