2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeHidhen poshtë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime të pretenduara në...

Hidhen poshtë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime të pretenduara në Ferizaj

Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt, kjo është bërë e ditur në njoftimin e publikuara nga Dhomat e Specializuara.

“Prokuroria kërkon leje për të ndryshuar Aktakuzën e Konfirmuar të Ndryshuar për të hequr pretendimet për krime të kryera kundër së paku një viktime rreth [REDAKTUAR] 1999 në një shtëpi në ose përreth Ferizajt në komunën e Ferizajt (“Akuzat e Ferizajt/Uroševac”). Prokuroria shpjegon se vendosi të mos mbështetet në dëshmitë e [REDAKTUAR] dhe se konsideron se tani nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt/Uroševac. ZPS argumenton se amendamentet e kërkuara nuk paragjykojnë ose nuk janë në përputhje me të drejtat e të akuzuarve”, thuhet në shkresë.

Kërkesa është konfirmuar nga Gjykata.

“Gjyqtari paraprak urdhëron Prokurorinë që të pasqyrojë tërheqjen e pretendimeve të Ferizajt, siç është përcaktuar në paragrafin 21 më lart, në aktakuzën e ndryshuar më tej të Ndryshuar të konfirmuar që do të ngrihet deri të premten, 30 shtator 2022”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments