8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMbi 54% e mësimdhënësve votuan pro pezullimit të grevës

Mbi 54% e mësimdhënësve votuan pro pezullimit të grevës

54% e mësimdhënësve kanë votuar pro pezullimit të grevës. Kështu ka njoftuar SBASHK-u sonte përmes një njoftimi për media.

“Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime tê lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%.
Nga të deklaruarit pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK ka njoftuar se këto shënime do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments