19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeHashim Thaçi jep dorëheqje nga posti i presidentit!

Hashim Thaçi jep dorëheqje nga posti i presidentit!

Më konfirmuan aktakuzën nga Gjykata e Hagës. Cmim i vogel qe kerkohet ta paguajme per lirine.

Para pak çastesh jam informuar zyrtarisht se gjykatësi i procedurës parapake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Janë këto momente jo të lehta për mua, familjen time dhe juve që më keni mbështetur. Unë do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë. Sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëjë thirrje të mos e humbisni shpresën, durimin dhe besimin.

Ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada. Jam me fat që jam gjallë dhe kam përjetuar ëndërrtën tonë shekullore që të bëhet realitet. Jam krenarë që më bashkësinë ndërkombëtare dhe aleatët tanë kemi luftuar gjenocidin e Millosheviqit dhe kemi fituar lirinë.

Ju ftoj ta ruani qetësinë dhe të shmangni cdo lloj manifestimi publik mbështetës apo protestues.

Drejtësia nuk bëhet në rrugën por me ballafaqim të argumenteve.

Kjo nuk është lamtumirë por vetëm mirëupafshim. Do të shihemi prapë, do dalim faqe bardhë ky është premtimi im për ju.

Zoti e bekoftë Kosovën, popullin e saj dhe ndërkombëtarët”.

Dorëheqja e Presidentit të Kosovës vjen një ditë pasi ka konfirmuar aktakuzën nga Gjykata Speciale ndaj tij.

Gjykata Speciale ka konfirmuar edhe aktakuzën ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Veseli ka deklaruar se dje është informuar për konfirmim të aktakuzës dhe se ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjet akuzave.

Kujtojmë se, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments